Një koncert bamirësie në ndihmë të vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit riktheu Ermonela Jahon në skenën shqiptare.
Sopranoja me famë ndërkombëtare interpretoi krah 4 artisteve të tjera shqiptare mbrëmjen e së martës në Tiranë në sallën e Katedrales Ortodokse
Tetori rozë i sjell ndërmend kujtimin e dy mikeshave që humbën jetën nga kjo sëmundje por edhe rolin e saj si grua e artistë në këtë nismë.
Jaho: Para dy muajsh kam humbur dy mikeshat e mia në moshën time, kështu që më kujton çdo ditë. Nëse do kujtohemi çdo ditë do të jemi qënie humane më të mira.
Kontributin e saj e cilëson modest ndaj një thirrje drejton për të gjithë qytetarët dhe institucionet.
Jaho: Kush ka në dorë me një emër, me një pozitë, bëj, jep atë çfarë ke në dorë. Është detyrim human. Nëse ne nuk do vlerësojmë dhe duam njeri tjetrin ne do të zhdukemi si komb.
Koncertit me vlera të larta artistike, i janë bashkuar edhe Vikena Kamenica, Elda Laro, Enada Hoxha dhe pianistja Paola Jaho.
Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të shkojnë për ndërtimin e një qendre për ofrimin e shërbime ndaj grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit si dhe të afërmit e tyre.