Ermonela Jaho vlerësohet me çmimin e madh ndërkombëtar

“International Classical Music Awards” ka vlerësuar me çmimin e parë, sopranon shqiptare, Ermonela Jahon në kategorinë “Vocal Music” (Muzika Vokale).

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë artistja, pasi albumi “Anima Rara” është vlerësuar me këtë çmim të madh ndërkombëtar.

Juria është shprehur se karizma dhe aftësia e Jahos i ka dhënë shumë emocione dëgjuesit dhe se zëri i saj i fuqishëm e i ngrohtë është i aftë t’i japë të gjitha nuancat e nevojshme një performance.

Ndërsa Jaho përmes një deklarate në rrjete sociale, ka shprehur falënderimet e saj për jurinë dhe kolegët që bashkëpunuan me të për të sjellë në jetë një muzikë kaq të bukur.

“Jam shume e lumtur tju lajmeroj se albumi Anima Rara ka fituar cmimin e pare ne kategorine e muzikes vokale nga ICMA (Cmimet Nderkombetare te Muzikes Klasike).

Dua te falenderoj ICMA per nderimin dhe gjithashtu te shpreh vleresimin tim ndaj ekipit te Opera Rara dhe kolegeve te mrekullueshem qe bashkepunuan me mua per te sjelle ne jete kete muzike te mrekullueshme.

Kemi kuptuar pergjate kesaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e veshtire eshte qe te krijohet. Ju falenderoj per mbeshtetjen e vazhdueshme. Ju dua te gjithëve”, ka shkruar ajo.

Loading...