Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë mbrëmjen e sotme një thirrje për qytetarët, duke marrë shkas nga një dokumentar i zhvilluar një javë më parë.
Karamuço thotë se këtë dokumentar ka përmendur lajmet iraniane për një skenar të mundshëm të sulmeve me dron ndaj vendit tonë.
Ai deklaron se një sulm i tillë është i pamundur të ndodhë, ndërkohë që i kërkon qytetarëve të mos bien pre e propagandës së terrorit psikologjik.
“Përpara 1 jave, gjatë xhirimeve për njërin prej dokumentareve më të ndjekur në Shqipëri, kam përmendur lajmet iraniane për një skenar të mundshëm të sulmeve me dron ndaj vendit tonë. Për shkak të shumë arsyeve dhe argumenteve që do i dëgjoni gjatë javës, ju ftoj të mos bini pre e propagandës së terrorit psikologjik. Një sulm i tillë është i pamundur të ndodhë…”, shkruan eksperti.