‘Është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria e ka gabim’

Kur më 1694 një djalë shëndetlig lindi në familjen e një juristi në Paris, askush nuk besonte se kishte lindur një prej gjenive që ka njohur deri më tani historia.

Nga burgu, në diskutimet mes librave të vjetër deri te vezullimet perandorake. Kjo do të ishte jeta 83-vjeçare e Zhan-Mari Arue, që gjithë bota sot e njeh me emrin Volter.

Volteri është përfaqësuesi kryesor i iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore. Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi dy mijë libra dhe pamflete.

Volteri ishte mbrojtës i hapur i lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës. Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim. Volteri ishte kritik i ashpër i traditës fetare, që pengon lirinë individuale të besimit – por ai nuk thoshte se ishte kundër idesë së një qenie supreme.

Volteri arsyeton se ekzistenca e Zotit nuk është çështje besimi, por arsyeje, dhe se të gjithë njerëzit janë vëllezër, ndërsa janë krijesa të njëjta nga i njëjti Zot.

***

I mbetur jetim nga e ëma që në moshën 7 vjeç, Zhan-Mari jetoi një adoleshencë dhe rini nën tutelën e hekurt të të atit.

Madje, për disa kohë studioi edhe jurisprudencë, porse shpejt u dallua për shkrimet e tij në shtypin e kohës dhe për debate ironike, therëse, plot kulturë e guxim në një ambient që mbizotërohej nga monarkia absolute e Luigjit XIV. Shumë shpejt ky qëndrim do t’i kushtonte në fillim burgun, internimin në kufijtë e Francës dhe më pas kalimin në Angli.

“Periudha angleze” e Volterit (1626-1628) la mbresa të thella tek enciklopedisiti i ardhshëm. Pas rikthimit në kontinentin e vjetër për disa kohë, shpirti i tij gjeti paqe në udhëtimet e shumta në Holandë apo në Prusi, por duket se ngjarja më e madhe e jetës së tij asokohe ka qenë lidhja e dashurisë me Emili dë Shatle.

Pikërisht në shtëpinë e saj, ku ndodheshin mbi 21 000 libra, ai nisi të shkruajë me një prodhimtari të paparë. Në 1746, me ndihmën e mikeshës së tij, Madamë Dë Pompadur, ai arriti një lloj paqeje me oborrin mbretëror duke u emëruar historian në Akademinë Franceze. Paqja nuk vazhdoi gjatë. Emilia e la për një tjetër dhe ai vendosi si gjysmë për hakmarrje, jo vetëm të martohej me mbesën e tij Denisë, por edhe të vendosej si çambelan në oborrin e Kaizerit Frederik I të Prusisë në Berlin. I vendosur në idetë e tij, kundër çdo kompromisi largohet edhe nga Berlini për të bërë jetë private në Zvicër.

***

Tashmë i plakur dhe i sëmurë, u kthye në Paris, i pritur me brohoritje të mëdha në 1778. Kishte jetuar plot 28 vjet në mërgim.

Vdiq pak muaj pas rikthimit të tij. Kisha nuk pranoi ta varroste në vendet e saj të shenjta, atë që e konsideronte si heretik. Në prag të vdekjes i kishte bërtitur priftit, që po i bënte shërbimet e fundit duke i përmendur Jezu Krishtin: “Për atë Zot, mos m’i përmendni tani këta emra?!” Por megjithatë në 1791, pas Revolucionit, u varros me madhështi në Panteon, atje ku prehen figurat më legjendare të Francës.

50 thënie të përzgjedhura nga “American Eye”

1- Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash.

2- Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë.

3- Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt.

4- Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete, ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi.

5- Çdo gjë shumë koti për t’u thënë këndohet.

6- Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë.

7- Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë.

8- Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe.

9- Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye.

10- Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim.

11- Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë.

12- Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi.

13- Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak.

14- Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij.

15- Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë.

16- Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bën atë që është e shkëlqyer tek të tjerët të na përkasë edhe neve.

17- Çdokush që ka fuqinë për të të bërë ty të besosh në absurditete, e ka fuqinë të të bëjë që ti të kryesh padrejtësira.

18- Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia dhënë një tjetre.

19- Unë kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: “O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë.” Dhe Zoti ma dëgjoi.

20- Është e ndaluar për të vrarë; prandaj të gjithë vrasësit ndëshkohen, përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e borive.

21- Jeta është e mbjellë dendur me gjemba, dhe unë nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar.

22- Zoti është një komedian, duke luajtur ndaj një audience që ka shumë të frikësuar për të qeshur.

23- Nga të gjitha fetë, e krishtera sigurisht duhet të frymëzojë tolerancën më të madhe, por deri tani të krishterët kanë qenë më intolerantët e të gjithë njerëzve.

24- Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë.

25- Të gjitha arsyetimet e burrave nuk janë me vlerë sa një ndjenjë e grave.

26- Çfarë është toleranca? Është pasojë e njerëzimit. Ne jemi të formuar të gjithë nga dobësia dhe gabimi; le të falim të gjithë ne reciprokisht marrëzinë e njëri-tjetrit – ky është ligji i parë i natyrës.

27- Unë i urrej femrat, sepse ato gjithmonë i dinë gjërat se ku janë.

28- Burri i cili vendos të befasojë papritur gruan e tij shumë shpesh e ka befasuar veten.

29- Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim.

30- Arti i qeverisjes është për të bërë dy të tretat e një kombi të paguajnë gjithçka që ata mund të paguajnë, për të mirën e një të tretës tjetër.

31- Nuk është e mjaftueshme të shohim dhe të njohim bukurinë e një vepre. Ne duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj.

32- Për të patur sukses në botë nuk është e mjaftueshme të jesh budalla, duhet gjithashtu të jesh i sjellshëm.

33- Është më mirë të rrezikosh shpëtimin e një njeriu fajtor sesa të dënosh një njeri të pafajshëm.

34- Tiranët gjithmonë kanë disa hije të lehtë virtyti; ata i mbështesin ligjet para se t’i shkatërrojnë ato.

35- Supersticioni është për fenë çka Astrologjia është për astronominë, vajzë e çmendur e një nëne të mençur. Këto bija shumë kohë kanë dominuar tokën.

36- Dyshimi nuk është një gjendje e këndshme, por siguria është absurde.

37- Rastësia është një fjalë e zbrazur nga kuptimi, asgjë nuk mund të ekzistojë pa një shkak.

38- Asnjëherë mos debato në tryezën e darkës, sepse ai që nuk është i uritur gjithmonë gjen argumentin më të mirë.

39- Origjinaliteti nuk është asgjë veçse imitim i mençur. Shkrimtarët më origjinalë kanë huazuar nga njëri-tjetri.

40- Për të gjallët e kemi borxh respektin, por për të vdekurit e kemi borxh vetëm të vërtetën.

41- Ne kurrë nuk jetojmë, ne jemi gjithmonë në pritje të jetesës.

42- Divorci është ndoshta i së të njëjtës datë si martesa. Unë besoj, megjithatë, se martesa është disa javë më e vjetër.

43- Është një njeri i vështirë ai që është vetëm i drejtë, dhe i trishtuar ai që është vetëm i mençur.

44- Historia është vetëm regjistri i krimeve dhe fatkeqësive.

45- Historia duhet të shkruhet si filozofi.

46- Unë di shumë libra të cilat i kanë mërzitur lexuesit e tyre, por unë nuk di asnjë libër që ka bërë vërtet ndonjë të keqe.

47- Ka të vërteta të cilat nuk janë për të gjithë njerëzit, as për të gjitha kohërat.

48- Të besosh në Zotin është e pamundur, të mos besosh në Atë është absurde.

49- Unë kam jetuar tetëdhjetë vjet të jetës dhe nuk di asgjë për këtë, veçse të dorëzohem dhe të them se fluturat kanë lindur për t’u ngrënë nga merimangat dhe njeriu për t’u gllabëruar nga trishtimi.

50- Është e rrezikshme të kesh të drejtë, atëherë kur qeveria e ka gabim.

Loading...