Sonte eshte Nate e Shenjte…
Po do thoni ju cfare lidhje ka kjo tryeze me fasule raki turshi me nje Nate te shenjte.
Si mund te festohet keshtu…?…
Po miq!
Mund te festohet.
Edhe kur je kthyer mbas 12 oresh pune.
Se cdo nate eshte e shenjte per njeriun , kur eshte i qete.
Kur eshte mire me shendet dhe buka ne tryeze eshte e duareve dhe e mendjes tende.
Se cdo nate e jetes eshte e shenjte kur shtrihesh ne shtrat dhe je i qete se mengjesi do te gjeje me nje dite me pune shok dhe shoqe pune, me humor dhe i qete se gota e jetes eshte gjithmone gjysem plot.
Te eshte me e bukur nje shtepi e thjeshte nje tryeze e thjeshte ku levizin e hane njerez qe e shohin njeri tjeterin ne sy , pa Intrige pa te fshehta qe rendojne ndergjegjen.
Sonte festohet lindja e nje njeriut te mire nga Maria dhe Josef ne Betelhelm , ne nje stalle te vogel me dele.
Lindja e nje njeriu eshte e bukur.
Ky dizenjim perfekt i natyres dhe Zotit qe quhet Njeri , e ben kete Bote te bukur.
Njeriu eshte ajo qe na ben ta shijojme kete jete.
Le te jemi njerez ne kete nate.
Te thjeshte dhe pa dykuptime …
Te festojme lindjet e bukura te ketij viti dhe te dashurit e zemres qe nuk i kemi me ne sy por i kemi ne mendje.
Une pagani shqiptar Agim Cani e bera thjeshte kete nate.
Me zemren plot me familjen time dhe me ndjenjen e Loles sime qe me dhuroi dy femije te mire.
Gezuar kete Nate te shenjte.
U shenjterofte jeta e drejte!- Agim Cani