‘Euro 2020’ do të mbahet mend si Europiani i autogolave

Ky do të mbahet mend patjetër si Europiani i autogolave, veç të tjerash. Në kompeticionin e parë shëtitës (luhet në disa vende) është vendosur rekordi historik në këtë drejtim. Plot 11 autogola, vërtet shumë për një garë të nivelit të tillë, ku gabimet minimizohen në maksimum. I fundit ishte ai i mbrëmshmi, me autor Simon Kjaer, kapitenin e Danimarkës, që iu dha barazimin momental 1-1 anglezëve, pasi skandinavët kishin kaluar më herët në epërsi, me një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit.

Sa i takon “Këpucës së Artë”, pra golashënuesve më të mirë, vijojnë të kryesojnë dy të eliminuar tashmë: Cristiano Ronaldo dhe Patrick Schick. Të dy kanë nga 5 gola, por UEFA ka sqaruar se nëse mbyllet kështu Europioani, atëherë “Këpucën e Artë” e fiton ylli portugez, sepse ka asiste më shumë dhe ndeshje më pak. Më poshtë po ju njohim me listën e golashënuesve dhe autpogolave:

E U R O 2 0 2 0

5 gola Ronaldo (Portugalia), Schick (Republika Çeke)

4 gola Benzema (Franca), Forsberg (Suedia), Kane (Anglia), Lukaku (Belgjika)

3 gola Dolberg (Danimarka), Lewandowski (Polonia), Seferovic (Zvicra), Shaqiri (Zvicra), Sterling (Anglia), Wijnaldum (Hollanda)

2 gola Chiesa (Italia), Damsgaard (Danimarka), Depay (Hollanda), Dumfries (Hollanda), Havertz (Gjermania), Hazard T. (Belgjika), Immobile (Italia), Insigne (Italia), Locatelli (Italia),Mæhle (Danimarka), Morata (Spanja), Perisic (Kroacia),Pessina (Italia), Poulsen (Danimarka), Sarabia (Spanja), F.Torres (Spanja), Yaremchuk (Ukraina), Yarmolenko (Ukraina)

1 gol Alioski (Macedonia e Veriut), Arnautovic (Austria), Azpilicueta (Spanja), Barella (Italia), Baumgartner (Austria), Braithwaite (Danimarka), Can Kahveci (Turqia), Christensen (Danimarka), Claesson (Suedia), De Bruyne (Belgjika), Delaney (Danimarka), Dovbyk (Ukraina), Dzyuba (Rusia), Embolo (Zvicra), Fiola (Hungaria), Gavranovic (Zvicra), Goretzka (Gjermania), Gosens (Gjermania), Gregoritsch (Austria), Griezmann (Franca), Guerreiro (Portugalia), Henderson (Anglia), Holes (Republika Çeke), Kalajdzic (Austria), Jota (Portugalia), Lainer (Austria), Laporte (Spanja), Linetty (Polonia), Maguire (Anglia), Mc Gregor (Skocia), Meunier (Belgjika), Miranchuk (Rusia), Modric (Kroacia), Moore (Uellsi), Orsic (Kroacia), Oyarzabal (Spanja), Pandev (Macedonia e Veriut), Pasalic (Kroacia), Pogba (Franca), Pohjanpalo (Finlanda), Ramsey (Uellsi), Roberts (Uellsi), Schafer (Hungaria), Skriniar (Sllovakia), Szalai (Hungariaa), Weghorst (Hollanda), Zinchenko (Ukraina)

Autogola Demiral (Turqia kundër Italia), Dias (Portugalia kundër Gjermania), Dubravka (Sllovakia kundër Spanja), Guerreiro (Portugalia kundër Gjermania), Hradecky (Finlanda kundër Belgjika), Hummels (Gjermania kundër Franca), Kjær (Danimarka kundër Anglia), Kucka (Sllovakia kundër Spanja), Pedri (Spanja kundër Kroacia), Szczesny (Polonia kundër Sllovakia), Zakaria (Zvicra kundër Spanja)

Loading...