Europa futet sërish në karantinë, me strategji ndryshe nga e marsit

Qytetet e mëdha europiane po shkretohen për së dyti për shkak të shtetrrethimit në disa prej tyre. Vatra e momentit në kontinent është Franca që ka shënuar një rekord të frikshëm prej mbi 45 mijë infektimesh brenda një dite.

Shtetrrethimi ka nisur të shkretojë për së dyti qytetet europiane. Këto pamje të xhiruara në kryeqytetin grek Athinë tregojnë boshatisjen e sheshit qendror nga automjetet dhe njerëzit sapo ora shënoi 12:30 e natës me shtetrrethimin që tashmë zgjat deri në 5:00 të mëngjesit.
Kryeministri Mitsotakis aplikoi këtë masë në dy qytetet e mëdha, krahas Athinës edhe në Selanik, dy vatrat kryesore të përhapjes së Covid-19ës që ditët e fundit po shënon ritme rekord infektimesh. I shkretuar është edhe Parisi krahas dhjetëra qyteteve të tjera franceze.

Ky vend po shënon shifra infektimesh që deri më tani i kanë parë vetëm vende me popullsi mbi 3 herë më të madhe.

Çdo ditë në Francë po shënon rekorde të reja infektimesh, mes tyre 24 orëshi i fundit me mbi 45 mijë të infektuar.

Rekorde infektimesh po thyejnë nga dita në ditë edhe Gjermania, Polonia e Çekia. Por shtetrrethimin nuk po e durojnë dot banorët e Varshavës. Mijëra njerëz u përleshën ashpër me policinë në kryeqytetin polak në shenjë kundërshtie ndaj orarit që nuk i lejon të dalin nga shtëpia nga ora 11 e natës deri në 5 të mëngjesit.

Aktualisht në gjithë globin numërohen mbi 43 mijë të prekur nga COVID-19, me një vdekshmëri prej rreth 2.7%.

Loading...