Evakuimi në Shkodër, Prefekti Millja flet për gjendjen shëndetësore të 15 personave

Helikopteri “Cougar” i forcave të Armatosura ka mbërritur në Shkodër dhe 15 të evakuuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, 13 prej tyre janë duke takuar familjarët dhe po shpërndahen me banesa, teksa 2 të cilët kanë shfaqur problem të lehta shëndetësore, po trajtohen dhe mbikëqyren nga mjeku.

Çesk Millja, prefekti i Shkodrës, i kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare ka theksuar se operacioni për evakuimin e personave të bllokuar në tre fshatrat e Shkodrës ka përfunduar me sukses.

“Gjendja shëndetësore është e mirë. Helikopteri “Cougar” ka mbërritur tashmë në Shkodër dhe 15 të evakuarit janë takuar me familjarët e tyre, disa janë drejtuar dhe për në banesa. Ndërsa dy nga këto të 15-të, kanë shfaqur problem të lehta shëndetësore, asgjë për t’u shqetësuar. Mjekët janë vënë menjëherë në mbikëqyrje të gjendjes së tyre, e cila nuk rezulton problematike”, – tha Millja.

Të gjitha strukturat qendrore dhe lokale kanë qenë në gatishmëri të plotë.

“Ndërhyrja ishte e shpejtë. Forcat Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes sollën menjëherë helikopterin, sapo dhamë sinjalizimin. Drejtuesi arsimit lokal na u bashkua, ashtu si edhe drejtuesi i qendrës mjekësore të Shkodrës, duke dhënë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e tyre”, – tha Millja për ATSH.

Loading...