‘Evi Kokalari i ikën nga emisioni Ylli Rakipit dhe i tregon gishtin e mesit: ‘Ik ore shko q*hu’

Evi Kokalari është acaruar tej mase në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke u larguar nga intervista, madje duke sharë me fjalor banal Ylli Rakipin dhe Neritan Sejaminin.

Përplasja ndodhi për shkak se Rakipi dhe Sejamini i kujtuan Kokalarit se e ka quajtur Lulzim Bashën “gjobaxhi”, por tani po ulet të bashkëpunojë me të.

Kaq ka mjaftuar dhe në studio kanë shpërthyer debatet.

Kokalari u acarua tej mase, veçanërisht kur moderatori e ironizoi duke i thënë se “lëvizja e saj do të rrëzojë Edi Ramën” dhe se në fund do të jetë qesharake.

Pas përplasjeve të forta, Kokalari u çua dhe u largua nga studio, duke ngritur edhe gishtin e mesit dhe duke drejtuar disa fyerje ndaj moderatorit.

Ylli Rakipi: Po a do të bëhesh politikane e madhe këtu dhe të marrësh pushtetin, do të rrëzosh Edi Ramën?

Evi Kokalari: Ok. Fuck you! (çohet). Nuk bëhet, Kjo nuk është gazetari. Go fuck yourself! (Shko q*hu!)

Ylli Rakipi: Ok. Faleminderit.

Evi Kokalari: Lëreni këtë mënyrë të foluri si katundarë. Shkoni merruni me Lapajn që i jepni platformëm, merru me Edi Ramën që të lëviz ty nga karrikja se s’ke këllqe t’i thuash..

Ylli Rakipi: Unë Edi Ramës i kam thënë bandit, ti je bandë!

Evi Kokalari: Ty të mori karriken ai.

Ylli Rakipi: I kam thënë bandit në studion time dhe e dinë të gjithë shqiptarët. Ti do të bëhesh këtu njeriu më qesharak.

*Kokalari largohet dhe ngre gishtin e mesit.

Loading...