Nga nesër, në Austri do të rinis rekuperimi i ngadaltë prej infeksionit nga koronavirusi.
Do të rinisin punën dyqanet e vogla me sipërfaqe më pak se 400 metra katrorë, ato të vetë-shërbimit si dhe do rihapen çerdhet.
Qeveria ka parashikuar që nga data 1 maj mund të rihapen aktivitete të tjera tregtare dhe parukieritë kurse nga mesi I muajit maj priten të rifillojnë nga puna baret dhe restorantet.
Por parashikohet se pavarësisht se disa aktivitete do rifillojnë të funskionojnë, ekziston detyrimi për të mbajtur maska ose mjete të tjera mbrojtëse në shumë vende, nga supermarketet në transportin public kurse për ata që nuk respektojnë masat do ketë gjobitje prej 25 eurosh.
Rihapen dyqanet në Pragë
Republika Çeke ishte ndër vendet e para europiane që lëvizi përkundrejt masave lehtësuese. Nga sot lejohen aktivitetet në natyrë, duke respektuar gjithmonë distancat e sigurisë. Disa dyqane tashmë janë rihapur, ndërsa nga muaji maj do rifillojnë punën aktivitetet prodhuese.
Rihapen shkollat në Norvegji
Të mërkurën nis faza e dytë në Norvegji ku do të rihapen kopshtet dhe shkollat fillore. Aktivitetet e prodhimit ende do të qëndrojnë të mbyllura, të paktën deri në muajin maj. Po deri në maj do rifillojnë punë edhe aktivitetet tregtare si edhe restorantet dhe baret.
Gjermania po studion masat lehtësuese
Tani për tani, kufizimet në Gjermani mbeten në fuqi deri më 19 prill. Por diskutimi ka filluar për të lehtësuar kufizimet. Në Belgjikë dhe Finlandë, nga ana tjetër, ekspertët shkencorë po mendojnë për të hequr masat e karantinës por pa shpallur ende ndonjë datë.