Facebook, Whatsapp dhe Instagram kane pasur probleme me ngarkimin e imazheve, videove dhe të dhënave të tjera per disa ore radhazi te merkuren, duke lënë miliona njerëz ne pamundesi për të ngarkuar fotot në Facebook Feed News.
Perdoruesit nuk paten mundesi te shikojne as në Instagram, por edhe te dërgojne mesazhe në WhatsApp.
Kompania fajësoi per ndërprerjen një gabim që u shkaktua gjatë një “operacioni të mirëmbajtjes rutinë”.
Çështjet nisën rreth orës 8 dhe vazhduan pas disa orë, sipas DownDetector, i cili monitoron çështjet e internetit dhe të aplikacioneve.
Gabimet nuk ndikojnë në të gjitha imazhet; shumë fotografi në Facebook dhe Instagram ende ngarkohen, por të tjera shfaqen bosh. DownDetector gjithashtu ka marrë raporte të njerëzve që nuk janë në gjendje të ngarkojnë mesazhe në Facebook Messenger.
Ndërprerja vazhdoi deri pas mesditës ne Shqiperi, ku Facebook duke lëshuar një deklaratë të dytë, ku kërkoi falje “për çdo shqetësim”.
Faqja e statusit të platformës së Facebook-ut rendit një “ndërprerje të pjesshme”, me një shënim që thotë se kompania po “punon për një rregullim sa më shpejt. “