Fakte interesante për Charlie Chaplin

Charlie Chaplin një pjesë të jetës së tij e kaloi në jetimore

Kur shëndeti i nënës së tij u përkeqësua, bashkë me të u përkeqësuan edhe të ardhurat e familjes.
Si rrjedhojë e kësaj Chaplin u dërgua në jetimore ku qendroi për 18 muaj. Aty mësoi shkrim e lexim, mirëpo pësoi edhe shumë vuajtje gjatë kësaj kohe.

-Chaplini në shumicën e filmave të tij luajti të njëjtin rol

Para se të dilte filmi i tij i dytë, Chaplin ishte veshur një ditë me veshjen e tij të çuditshme, tashmë i njohur përmes saj: pantallona të gjerë, pallto të ngushtë, këpucë të mëdha, kapele të madhe dhe mustaqe fallto, ai u bë i njohur mbarë botës. Filloi të bënte lëvizjet e tij qesharake dhe ekipës i pëlqeu shumë saqë nuk munden t’i ndalnin të qeshurat. Kreu i Keystone, kompanisë filmike, i tha që të njëjtën gjë ta bënte edhe para kamerave. Ky karakter morri emrin “Little Trump”,dhe menjëhere u bë i famshëm në kinematografinë amerikane.

-Chaplin shumë shpejt u bë milioner.

Në kontratën që nënshkruajti për Mutual “Film Corporation” për 670.000$, në vit, u pajtua të luante në tetë komedi në vit për më shumë se 1 milion dollar.

–Një astronom rus emëroi një planet sipas Chaplin-it

Në vitin 1981, astronomi rus Lydumila Georgievna Karachkina në zbulim e tij të 100 planeteve të vogla, njërit prej tyre i vuri emrin e Charlie Chaplinit

–Chaplini ishte perfeksionist

Ekzistonte një arsye pse Chaplin-i, pothuajse të gjitha punët i kryente vetë. Në filmin e tij “City Lights” aktroja që ishte pjesë e filmit tha së për dy fjalë “Floëer, sir”, Chaplini e detyroi të përsëriste aktin 342 herë

– Ai e kompozi muzikën për shumicën e filmave të tij

Kënga e tij “Smile” e përdoru në “Modern Times”, u bë një klasik. Në vitin 1954, versioni i Nat King Cole-së tani me tekste – arriti në numrin 10 në tabelat e Billboard. Chaplin fitoi Oscar-in e tij të parë dhe të vetëm në vitin 1973 për kompozimin e tij të filmit “Limelight”

–Ai e pranoi Oscar-in personalisht

Në vitin 1952 për shkak të politikave komuniste, Chaplin-it iu mohua hyrja në Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, kur Akademia e çmimeve Oscar e nderoi atë me këtë çmim, Chaplini ishte i pranishëm. Kur më fund ai foli, tha: “Falemnderit që më nderuat me ftesën e juaj. Jeni njerëz të mrekullueshëm dhe të këndshëm”./KultPlus.com

Loading...