‘Falë të qofshim, moj Kurorë. Ku preket hëna me dorë!’

Kurora mbi Sevaster,
Mbi ato gure mermer,
Tek mekami me qemer,
Kur flet vet me Pejkamber.

Kur ngjitesh për në Kurorë,
Mali Tartarit përpjetë,
Fluturon si zog mbi borë,
Atje këmbët të shpien vetë.

Atje bora le të bjerë,
Edhe dimri bën pranverë,
Vet i shenjti Pejkamber,
Lëshon dritë dhe bënë diell.

Syri i saj sheh anembanë,
Mazhar, Dorëz e Dermihan,
Baba Tomorr dhe Turan,
Në Vlorë sheh mbi Kuzbabanë.

Tetë fshatrat e Kudhësit,
Të gjithë janë krenarë,
Fillojnë që nga Shkoza,
Amonicë në anë.

Dhe kur falesh tek Mekami,
Shërohet shpirti dhe xhani,
Falë të qofshim, moj Kurorë,
Ku preket hëna me dorë”.

Loading...