FALËNDERIM!
Të nderuar miq , familjarë, farefis, njerez te artit te fushave te ndryshme, ju miq virtual shume te respektuar, motra te heronjeve qe kam ne miqesine time, në emer te familjes ne Kosovë, dhe atyre qe jetojne ne mergate sikur edhe ne emrin tim personal ju falenderoj nga zemra një për një per ngushllimet tuaja gjate gjithe ketyre diteve tek sa ne perkujtonim 21 vjetorin e renjes se tyre!
(Pak fjalë shkeputur nga libri” Legjenda e dhimbjes së heshtur” shkruar nga prof.Hasan Qyqalla Momenti mē makabër ishte kur pashë vëllain ,si sefë Kosharën ,me te vetmin ndryshim : Derisa Sefën e varën ,vëllai nuk i përballoi torturat që i përjetoi Babai, Gjyshi e Stërgjyshi! Atë e gjetëm me një cop letër të shkruar : ” Unë po bëhem kurban i fisit ,i popullit …,u takofshim të lirë në amshim “!
Çfarë deshi të thoshte i vetsakrifikuari me këtë ?
Citoi: Nuk ka vdekje më krenare se te vdesesh per Liri,pa i tradhetuar idealet ,pa i nxjerrë shokët e idealit.
Kësaj vdekje te diturit i thonë vetflijim!)
Pra,
Familja jone pati nje rruge te veshtire qe nga vitet e 50- ta, duket se qe bërë “halë ne sy” per regjimin e asaj kohe, duke u torturuar pamëshirshëm familja jonë, ne menyre me çnjerzore, me barbare, kur nuk ju mjaftoi ajo qe benin armiqte ne shtepi por i moren me vete 24 anëtare si pengje te luftes ku nga torturat e tmerrshme nuk arriten t’i mbijetojne dhunes se eger te pushtuesit serb. Pra, nga 24 anëtare u kthyen vetem tre prej tyre te gjallë! Keshtu, historia per familjaret tane nuk mbaroi ketu per te vazhduar me familjen time pra te prindërve, Ilaz e Azemine Salihaj, me 7 djemtë e tyre:
SAMIU,
SABRIU ( MARTIR )
KEMAJLI ( MARTIR)
RESHATI (ish ushtar i UÇK- së)
BEKIMI ( MARTIR)
ZAIMI ( ish ushtar i UÇK-së) dhe
IZAHIRI (MARTIR vetem 17 vjeq)
LUMNIE HAJDARI- SALIHAJ ,MARTIRE ( Nusja e shtepisë)
pa harruar edhe tri vajzat duke mos gjete qetesi qe nga vitet e 90- ta. Pra, kur filluan bastisjet me pretekst te kerkimit te armeve, (pastaj ne ishim te angazhuar te gjithe aty ku kerkohej nevoja kuptohet ne menyre ilegale), qe cdo dite e me shume po behej me i pranishem ne Kosove dhe po shkatërronin cdo gje qe ishte shqiptare qe nga Radio-televizioni, shkollat, Universitetet, etj., etj.!
10 vite rrjeshtë nuk na u ndal zullumi i pushtuesit serb, sa qe na u bene te rregullt per te keqen! Keta “mysafirë te pa ftuar”, deri ne fillimin e luftes ne Kosovë, ku familja jone prap gjendej ne nje shtetë-rrethim te hekurt, me tankse e autoblinda, ushtare e polic, te panumertë, te armatosur deri ne dhembe, sa qe me vjen trishtim kur i kujtoj edhe sot! Shtinin me arme zjarri ne nje familje komplet te pa mbrojtur e pjeserisht te armatosur! Ne luften e fundit, rane per t’mos vdekur kurre edhe 4 vëllëzërit dhe nusja (kunata) Lumnia!
Me kalimin e viteve, thone se, plaget sherohen, po nuk harrohen! Une them se gjate gjithe ketyre 21 viteve, jo qe plaga nuk sherhohet por kujtimi i tyre mbetet gjithnje e me i fresket, sikur edhe dhëmbja!
Dhimbje qe nuk kaperdihet dot! Për ta ngushëlluar veten dhe familjaret, pas 18 vitesh, mora iniciativen dhe filluam vuajtjet tona t’i shkruajme ne leter që një ditë do të botohet në LIBER! Jo se dëshironim, por se gjaku i tyre te mos humbet kurre! Këtë e arritëm më në fund, gjithnje duke i falenderuar miqëve tane, dy bashkautorëve te librit Prof. Hasan Qyqalla dhe z. Mustafë Krasniqi. Pastaj edhe dy kontribuesit tjere, z. Martin Çuni e Berat Luzha, që me ndihmen e tyre kjo histori e gjakut të LIRISË, u be e mundur qe te lexohet edhe nga ata qe nuk kishin degjuar shume per ne! Te gjithe ketyre emrave te çmuar i falenderohem me gjithe zemer dhe u jam mirenjohes gjithmone!
Pas librit keto dite doli edhe kenga per te renet, duke i falenderuar miqëve tane nga Miredita e Shqiperisë, z. Llesh dhe Gjin Prenga, te cilet meqë u njohën me historine tone, kerkuan t’i kendonin martireve, nje kenge tamam siç ruhej historia jone, n e tela te qiftelise. Keshtu ishim rritë dhe ne duke i pare prinderit tane tek degjonin me pasion këngët kreshnike!
Ne fund po e permbyll me nje thenje te poetit njeherit autor i librit Prof.Hasanit ku shkruan : “Liria shqiptare,e veçanërishtliria e Kosovës është shkruar me alfabetin e gjakut”!
Ju falenderohem perzemersisht per ngushllimet tuaja ne keto momente dhembje e krenarie !
Uroj qe gjaku i tyre te behet udherrefyes deri ne bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare te lene padrejtsisht jasht kufijve te shqiperise, te coptuar nga fuqite e medha ne nje popull te vogel !
Faleminderit ne menyre te veçante prof. Hasan Qyqalla qe vazhdon kontributin e tij sa here qe kerkohet nevoja per martiret!
Me respekt Xheva Salihaj
Austri 17.Prill 2020