Falja e Namazit të Fiter Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshin në Tiranë

Mijëra besimtarë myslimanë mbushën mëngjesin e sotëm sheshin “Skënderbej” ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë.
Orari i faljes ishte në orën 06:20 ndërsa programi për Fitër Bajramin filloi në më herët.

Pas 30 ditësh agjërimi, besimtarët kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit.

Besimtarët myslimanë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe mijëra të tjerë në sheshet kryesore të çdo qyteti të vendit. Festimet e Bajramit filluan që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit. Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Loading...