Një fallxhore në Elbasan i sheh fatin një vajze, e cila duhet ta gjejë zgjidhjen duke ndezur qiri te Varri i Bamit kur fillon të dalë hëna. Ndërsa një çift që nuk lind dot fëmijë i është drejtuar nënë Qamiles në Rrogozhinë, dhe kjo e fundit e këshillon të fusin një send nën jastëk.
Fallxhorja Elbasan
Fallxhorja – Ti vetë ke të veçantë ndonjë shok? Që të hedhim, çfarë mendon për ty. Puna jote dhe e ardhmja jote!
Fallxhorja – Nuk ke rënë keq, mirë ke rënë. E kuqe!
Qytetarja – Mos e kam pirë shumë? Shife njëherë të lutem!
Fallxhorja – Ti je me dy çuna, jo me një. Ke dy, njëri është pak si pijedashës dhe i del gota mbrapa kokës. Kurse ky tjetri më duket se do fillojë të flasë pak më shumë për dashurinë. E keqja e ktyre është që kërkojnë ti të ikësh me këto, të flesh me këto, pastaj të vendosin. Zemra ime ti po e lëshove veten të ikësh direkt me këto, mbaroi. I erdhi fundi. Atë kanë meshkujt, nepsin. Ti do ta sorollasësh pak si gjatë, po mirë, mirë, thuaji po aty është ajo. Mirë, mirë, mirë edhe vazhdo jetën ti!
Fallxhorja – Diskutohen llafe, thotë (filxhani), ka vendime. Goca nuk paragjykon njerëz, as se ka shkollë, as se nuk ka shkollë, po mjafton të jetë njeriu i mirë,- thotë. Edhe këtë kërkon kjo,- thotë nga meshkujt, por këtë nuk ka për ta gjetur kurrë.
Fallxhorja – Kurse kjo dyshja, që ti flet, mua më duken arush pa push të dy. Me ia dhënë këtij, ose me shku ti me një hotel…
Qytetarja – Mbaroi.
Fallxhorja – Hë?
Qytetarja – Mbaroi.
Fallxhorja – Në moment do plasi një sherr edhe gjoja bëjnë të vështirën.
Fallxhorja – Goca nuk është thotë, që është e virgjër. Goca ka shkuar, thotë, me person, këshu që këtë gjë mos ta mohojë,- thotë,- dhe nuk është nevoja ta mësosh ti, thotë, sepse kështu i ka ndodhur, thotë (filxhani). Këto kërkojnë gjysëm kurvë gruan në krevat. Ti je drejtë e drejtë, thotë edhe…
Fallxhorja – Atje në Tiranë, ka qenë një Varr Bami.
Qytetarja – Ku?
Fallxhorja – Varri i Bamit!
Qytetarja – Hë, hë..
Fallxhorja – E gjen ti, e gjen! Dhe ke ai Varri i Bamit, ti do shkosh, do ndezësh qiri, kur fillon edhe del Hëna, jo kur fillon edhe humb Hëna! Më kupton nënën?
Qytetarja – Po!
Fallxhorja – 3 herë do ndezësh qiri, pastaj do rrish pushim, sa të humbi Hëna! Dhe kur të fillojë Hëna tjetër do blesh një dryn pa llogari dhe do e marrësh këtë drynin, mbasi ta gjesh këtë Varrin e Bamit dhe do ta hapësh atje brenda! Po hap fatin tim, thuj!
Fallxhorja – Unë nuk e di, po ty nuk të kap dot 100%.
Nënë Qamilja, Rrogozhinë.
Qytetarja -Na kanë treguar që nënë Qamilja është shumë e zonja.
Fallxhorja – Hajt për të mira! U lumshin këmbët, që erdhët!
Qytetarja – Për të mira e gëzime edhe ti!
Fallxhorja – Gëzim paç! Mirë se erdhët! Ça e ke këtë kti?
Qytetarja – Burri!
Fallxhorja – Ta kesh me jetë! Ke fëmijë?
Qytetarja – Jo!
Qytetari – Jemi pak të mërzitur, në fakt.
Fallxhorja – Mos u mërzit!
Qytetari – Me këto kohë, që kanë ardhur, vetëm strese.
Fallxhorja – Do të kap nona me dorë këtu ty, se do të fërkoj!
Fallxhorja – (Duke parë filxhanin) Dhe ti ke rënë as në qiell, as në tokë. Kur të marrësh vesh këto, që ti do ikësh, këto një femër do pëlcasi këshu do ia bëjë “pooh”, si kokra e rrushit, që plas.
Fallxhorja – Merresh ditë-ditë je mirë, ja ku e ke, ditë ditë ti je mirë, ditë ditë je më shumë.., koha jote kalon me lot në sy.
Fallxhorja – Burri yt. Si e ka emrin ky?
Qytetarja – Andi!
Fallxhorja – Si rob kot është.
Qytetari – Po s’po ndris gjë, pa mirë! Fëmijë s’kam. Ma shikon dot për fëmijë? Kur mund të bëhem me fëmijë me këtë? Bën, a s’bën fëmijë kjo?
Fallxhorja – Po s’u bë me fëmijë kjo, do ish…,ti e di shtëpinë time, së shpejti ka për t’u bërë. Ti thua, që nuk bën fëmijë kjo. Unë them, që po.
Qytetari – Bën fëmijë?
Fallxhorja – Po!
Qytetari – Ça t’i bëjmë nai gjë, mos të na iki, se po bëri fëmijë, s’du të iki unë, kjo.
Fallxhorja – Do të jap unë diçka, do t’ia futësh..,ia fut dot në jastik?
Qytetari – Ku të dua unë, moj! Do kontrolloj jastikun kjo?!
Fallxhorja – Nuk kontrollon?
Qytetari – Po jo, pra!
Fallxhorja – Ok!/tvklan.al