Familja shqiptare u shua në aksidentin tragjik, shoferi nën efektin e drogës dhe alkoolit

Orjol Lame, bashkëshorti i Shane Hysenit e cila vdiq në aksidentin tragjik në Itali bashkë me djalin, vëllain, dhe motrën e saj, ka rezultuar pozitiv në testin e drogës dhe alkoolit.

Sipas mediave italiane 32-vjeçari ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit kur po drejtonte makinën që u përplas në një shtëpi të pabanuar në fshatin Via Emilia, midis Villa Gaida dhe Cadè, në Reggio Emilia të dielën në mbrëmje.

Në këtē aksident humbën jetën katër persona: bashkëshortja e tij 22-vjeçare Shane Hyseni, djali i tyre një vjeç e gjysmë Mattias, vëllai dhe motra e Shanes, Resat dhe Rejana 9 dhe 11 vjeç. Nga analizat e kryera në spitalin Santa Maria Nuova në Reggio Emilia, ku i riu ndodhet i shtruar në gjendje kritike, në reanimacion, në gjak janë gjetur droga të ndryshme dhe alkool.

Orjol po hetohet për vrasje të shumëfishtë në rrugë nga prokurori i Prokurorisë së Rexhios, Marco Marano. Makina Fiat Stilo me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shpejtësi të madhe në vilë. Gjithashtu rezulton se makina ka qenë e pasiguruar dhe pa kontroll.

Pjesa e rrugës ku ndodhi përplasja ka qenë në qendër të polemikave për sigurinë prej disa kohësh.

Loading...