Familjarët e Mateos kërkojnë sa më shumë firma për të varur ‘monstrën’

Ndonëse erdhi nata dhe pritej që të shkonin në shtëpi për të pushuar pas një ditë tepër të lodhshme, familjarët e vogëlushit Mateo nuk kanë ndërmend të largohen nga sheshi kryesor i Fierit.

Në orët e vona të darkës, familjarët vijojnë të ftojën qytetarët të firmosin për peticionin që kanë nisur ditën e sotme për varjen e Klodian Çalamanit, 38-vjeçari që vrau në mënyrë mizore Mateon.

Familajrët të dëshpëruar nga dhimbja e madhe i kërkojnë qytetarëve që të firmosin pro varjes sëe Çalamanit pasi një njeri i tillë nuk meriton të qëndroj në burg.

Mbështetja ka qenë e madhe në radhët e qytëetarëve, madje gazetaërt e pranishëm ditën e sotme në Gjykatën e Fierit i janë bashkuar këtij peticioni.

Loading...