Familjarët e pacientëve të shtruar me Covid flenë në oborrin e spitalin

Familjarët e të sëmurëve me koronavirus të cilët janë shtruar në spital për shkak të Covid-19, nuk duan që t’i lënë në asnjë moment vetëm, pavarësisht se nuk i takojnë dot.

Në oborrin përreth spitalit Infektiv në QSUT, familjarët janë parë të shtrirë, madje duke e kaluar edhe natën aty, duke fjetur në lulishten e spitalit, apo në makina.

Familjarët janë me ankthit për të ditur informacion mbi gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre, ndërkohë që ka edhe nga ata ata që shkojnë për t’u dërguar ushqime familjarëve të tyre.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 238. Në total, në vendin tonë janë 3743 të infektuar, ndërsa 3986 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar./lajmifundit

Loading...