Familjen me 7 anëtarë po e zë dimri pa shtëpi,janë në çadër pas tërmetit

Prej tërmetit të shtatorit, 7 familje në Maminas jetojnë nëpër çadra sepse shtëpitë e tyre janë të pab anueshme, ndërkohë Bashkia e Shijakut thotë se janë 31 shtëpi që do të ndërtohen nga e para pasi janë dë mtuar plotësisht.

Ruzhdi Deda jeton me familjen e tij, 7 veta në një çadër vetëm pak metra katrore, në fshatin Bodinak të Maminasit. Shtëpia e tij është kryesisht e pab anueshme, ai na tregon se ka vetëm pak ditë që ka ar ritur të lidh rrymën elektrike, ndërkohë që në kushte eks treme mjerimi duhet të kujdeset edhe për vajzën e tij 15-vjeçare që është in dividuale.

Administratori i komunës, Bledar Dervishi na thotë se shtëpitë do të ndërtohen nga e para në një kohë të shkurtër.

Ndërkohë në anën tjetër të Maminasit janë disa shtëpi të tjera të paba nueshme. Disa familje janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme, ndërsa disa të tjera jetojnë në çadra.

Hysen dhe Pashë Luku kanë 40 vite që jetojnë në këtë shtëpi, por lë kundjet ishin aq të forta sa muret u rr ëzuan.

Ngjitur është një tjetër shtëpi e pab anueshme. Vjollca Luku çdo ditë bënë punët e shtëpisë, ndërsa na tregon se sa e vës htirë është jeta në çadër.

Loading...