Familjet me 4 dhe 5 persona shpenzojnë më tepër buxhet për arsimin

Familjet në përbërjen e të cilave kanë 4 dhe 5 persona shpenzojnë më tepër buxhet për arsimin.

Instituti i Statistikave publikoi “Vjetarin statistikor 2019” sipas të cilit ndër shpenzimet për arsim, familjet që i dedikojnë shpenzime më të larta se llojet e tjera, janë ato të cilat në përbërjen e tyre kanë 4 dhe 5 persona, 4.3%.

Sipas INSTAT, shpenzimet mesatare mujore për konsum të njësitë ekonomike familjare (NjEF) në vitin 2018 llogariten të jenë 75.935 lekë ose ndryshe në vlera me bazë vjetore, 911.215 lekë, duke pasur parasysh se një NjEF në Shqipëri përbëhet mesatarisht nga 3,7 persona.

Peshën më të madhe të tij, e zënë shpenzimet për ushqime dhe pije alkoolike, konkretisht 44%, një pjesë e konsiderueshme e të cilave shkon për produktet mish dhe nënproduktet e tij, qumësht e nënprodukte të tij dhe vezë, bukë dhe drithëra, perimet dhe frutat.

Për sa i përket shpenzimeve që familjet i dedikojnë banesës për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, ato përbëjnë 10.5%.
Familjet në Shqipëri i dedikojnë transportit 6.8% të buxhetit./atsh

Loading...