Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit ka rënë pre e hakerave

Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit ka rënë pre e hakerave. Në një postim në faqen zyrtare të ka qenë vetë FSHF-ja ajo që ka bërë të ditur publikisht këtë sulm që është regjistruar vetëm pak orë pas përplasjeve të intensifikuara me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
FSHF e konsideron si një sulm politik këtë gjë dhe u bën thirrje personave që qëndrojnë pas tij që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm.

Statusi i plotë:

𝑺𝒖𝒍𝒎𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒇𝒂𝒒𝒋𝒂 𝒛𝒚𝒓𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝑭𝒆𝒅𝒆𝒓𝒂𝒕𝒆̈𝒔 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑭𝒖𝒕𝒃𝒐𝒍𝒍𝒊𝒕. Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike. FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit. 𝑲𝒚 𝒂𝒌𝒕 𝒊 𝒕𝒖𝒓𝒑𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒈𝒋𝒆𝒏 𝒒𝒆̈ 𝒎𝒆𝒓𝒊𝒕𝒐𝒏!

Loading...