Farat e kungullit – Ja ‘magjia’ që bëjnë

Farat e kungullit janë një burim i mirë i magnezit, i manganit, i hekurit, i zinkut dhe i bakrit, shkruna “Zëri.info”.

Magnezi ndihmon në përmirësimin e humorit dhe të gjumit, ndërsa mangani luan një rol në prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson ndjeshëm shëndetin e lëkurës dhe kockave.

Zinku mbështet imunitetin, shëndetin e lëkurës, po ashtu dhe shikimin.

Përveç mineraleve, ato janë gjithashtu të mbushura me antioksidues qelizorë mbrojtës, duke përfshirë karotenoidet dhe vitaminën E.

Përveç reduktimit të inflamacionit, antioksiduesit ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve kronike. Por efektin më të mirë e kanë në përmirësimin e shikimit, për shkak të përbërësve që kanë. ZERI

Loading...