Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 67 raste të reja me Covid-19 në vend dhe 1 humbje jete.
Nga rastet e reja, 6 prej tyre janë në qytetin e Vlorës. Personat e infektuar janë punonjëse të fasonerive.
Katër prej tyre punonin te fasoneria e këpucëve e cila u mbyll dje, ndërsa dy të tjera në një fasoneri tjetër ku dje u raportua një i infektuar.
Në fasonerinë që u mbyll dje raportohen për 14 të infektuar. Deri më tani janë regjistruar 2,114 raste poztitivë me Covid-19, dhe janë shënuar 47 persona.
Loading...