Së pari e pastrojmë fasulen me ujë të bollshëm
Marim një tenxhere dhe e vendosim fasulen, dhe e mbulojmë me ujë derisa sasia e fasuleve të mbulohet dhe e lëmë të marrë një valë dhe pastaj ia derdhim ujin.
Pas kësaj vendosim prapë tenxheren në zjarr dhe në të vendosim 1 litër ujë dhe mishin, pastaj gjatë zierjes ujin e mbetur 500 ml ia shtojmë.
Marim karrotat dhe i presim në feta, dhe i vendosim në tenxheren ku ziejme fasulen, të cilin e lëmë të ziej për dy orë, jo ne zjarrë të madhë
Pastaj marim qepët dhe i grijmë, në një tigan hedhim vaj dhe shtojmë qepët, qepët i fergojmë derisa ato të zbutën dhe të fitojnë ngjyrë ari, pasi të fërgohen qepët nëse dëshirojmë që lëngu i fasules të zier të jetë më i dendur, mundë t’i shtojmë dhe dy lugë gjelle miell, pas kësaj në tigan shtojmë dhe një lugë gjelle biber të kuq, dhe i përziejmë me anë të lugës
Masën e përgaditur në tigan e marim dhe e shtojmë në tenxhere, shtojmë vegetën, shtojmë ujin e mbetur dhe e lëmë të ziej dhe për gjysmë ore
Mbas 30 minutash zierje, gjella është gati
Perbersit që na duhen për të arritur të gatuajmë këtë gjellë karakteristike shqiptare
300 gr fasule, 4 copa mish të thatë, 1500 ml ujë. 2 karrota 3 qepë mestare, vaj ose gjalpë, piper i kuq, 1 lugë gjelle vigeta, miell sipas dëshirës.