Fasulet jo vetëm të shijshme,të shëndetshme me vlera ushqimore për organizmin,por dhe më të preferuarat

Fasulet janë ndër ushqimet që kanë një vlerë të madhe ushqimore në shëndetin e organizmit tonë. Ato janë të llojeve të ndryshme, të bardha, të kuqe, të mëdha, të vogla, të rrumbullakëta etj.

Fasulet janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E, ndërsa përmbajnë një sërë kripërash minerale, potas, hekur, kalcium dhe fosfor.
Ngrënia e tyre redukton praninë e kolesterolit në gjak.
Të gjitha llojet e fasuleve janë të pasura me fibra, gjë që lehtëson ndjesinë e ngopjes.

Fasulet janë të përbëra në masën 60% nga amidoni dhe sheqeri ndërsa fasulet e njoma janë të përbërë në masën 90% nga uji.

Nga përmbajtja proteinike, fasulet mund të krahasohen me mishin. Nëse konsumohen shpesh dhe rregullisht, ulin nivelin e kolesterolit.

Këshillohet që të hahen nga diabetikët, pasi mbajnë nën kontroll sheqerin dhe reduktojnë mundësinë për t’u prekur nga tumori.

Loading...