Fasule,traditë dhe shije (receta)

Perberesit

250gr fasule te bardha
2 qepe te njoma, te prera holle
1 karrote, te prere ne kubik te vegjel
1 dege selino, te prere holle
1 spec jeshil, te prere holle
1 kungull te njome, te prere ne kubik te vegjel
200ml salce domatesh ose 2 domate te kaluara ne mikser
kripe
pak spec te kuq te embel (paprika)
vaj ulliri
ereza: majdanoz dhe koper te fresket, te grira holle
Fasulet duan nje kohe te gjate per tu ziere, per kete arsye i vendosim nje nate perpara ne nje ene me uje te ftohte dhe nje maje luge sode buke (1).

Nese fasulet jane te reja, nuk eshte e nevojshme zbutja e tyre ne uje.
I ziejme fasulet ne uje pa kripe per rreth 30 minuta. I derdhim ujin e pare dhe i leme menjane.

Fasule me perime 1

Ne tenxheren ku do te gatuajme fasulet, kaverdisim ne zjarr mesatar ne vaj ulliri qepen e njome, selinon, karroten, specin jeshil dhe kungullin e njome derisa te zbuten (2). Shtojme salcen e domateve ose domatet e kaluara ne mikser dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak minuta (3).

Fasule me perime 2

Shtojme fasulet (4), rreth 1.5l uje dhe i ziejme te gjitha bashke per 1-1.5 ore ne zjarr te ulet. Une preferoj tenxheren me presion, e cila e redukton kohen e gatimit ne 30 minuta.

Shtojme pak spec te kuq te embel, majdanoz, koper, e rregullojme me kripe (5) dhe i ziejme akoma edhe per 10 minuta derisa e gjitha te marre shije . Nese shohim qe ka shume uje, vazhdojme zierjen derisa te arrijme trashesine e deshiruar.

E sherbejme te sperkatur me pak vaj ulliri ne siperfaqe.

Ruajtja: Ne frigorifer, ne nje tas te mbyllur hermetikisht per maksimumi 3 dite.

Loading...