Fasule,ushqimi i preferuar i shqiptarëve

2 filxhanë çaji fasule
2 qepë mesatare
4-5 lgj vaj ulliri
1 lgj uthull
½ ls salcë domate
Kripë, piper
Spec djegës

Vendosim fasulet në ujë të bollshëm me pak kripë që në darke dhe i lemë për gjithë natën.

Në mëngjes i shpëlajmë me ujë të bollshëm dhe më pas i vendosim në tenxhere duke shtuar ujë në masë ¾ më lartë se fasulet. I vendosim fasulet të ziejnë së bashku me një kokërr qepë të plotë. Në 30 minutëshin e fundit të zierjes së fasules, përgatisim salcën.

Në një tigan vendosim gjysmën e sasisë së vajit të ullirit dhe kaurdisim qepën të prerë në kubike me pak kripë. Sapo qepa të fillojë të zbutet dhe të marrë ngjyrë ari e shuajmë me pak uthull dhe më pas shtojmë salcën e domates.

E kaurdisim qepën së bashku me salcën duke shtuar dhe pak lëng nag zierja e fasules.

E lemë derisa qepa të zbutet plotësisht dhe të krijohet një salcë e lidhur, më pas e shtojmë salcën tek fasulet e ziera. I lemë fasulet në zjarr në temperaturë mesatare dhe për 30 minuta.

Loading...