Fatbardh Kadilli: ‘PD nuk vjen kurrë në pushtet me ty!’

Fatbardh Kadili ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku nuk i ka kursyer kritikat e forta ndaj kyedemokratit Lulzim Bahsa.

Ai është shprehur se PD nuk mund të vijë kurrë në pushtet me Bashën, pasi është një politikan i konsumuar. Sipas tij, dorëheqja e Bashës dhe mos-lejimi i kandidimit të Berishës janë e vetmja mundësi që PD të mos ndahet në 2 parti.

“Imagjinoni për një moment në një vend tjetër të botës, një parti që humbet 4 palë zgjedhje rresht, bëhet parti e parë që kalon për herë të 3 rresht mandatin në opozitë. Imagjinoni që partia nuk bën asnjë analizë, por vetëm fajëson kundërshtarin. Imagjinoni që udhëheqësi i saj edhe pas humbjes së 4 nuk jep dorëheqjen por drejton partinë si më parë. Çfarë do të mendonit për atë vend? A do të mendonit se kjo histori është në një vend perëndimor? Imagjinoni nëse në atë parti plas një konflikt i brendshëm dhe udhëheqësit të saj i kërkohet të japë dorëheqjen. Ai refuzon dhe anëtarët e saj krijojnë lëvizje për ta shkarkuar. Imagjinoni që udhëheqësi kundërpërgjigjet dhe fillon shkarkimet. Çfarë do të mendoni për këtë parti?

Ju keni një tregim krejt tjetër, por është një tregim që mbushte me iluzione. Ju keni një kohë jo të vogël që gëlltisni gënjeshtrënm që krijohet. Gënjeshtra e parë që i thoni vetes, është që kriza nisi në 9 shtator, vetëm se fuqia e Berishës krijoi sherr. Nëse doni një datë që bëri krizën, është 26 Prilli, ku Lulzim basha vendosi të mos japë dorëheqje. Në 26 Prill zgjodhi të jetë një parti pa forcë, që udhëhiqet nga një njeri i vogël.

Gënjeshtra e dytë që i tregoni vetes është që fitorja mund të vija pa ndryshuar. Demokratët kërkojnë ndryshim të thellë, por ju keni rezistuar. Këtë arrogancë tuaj për të mos ndryshuar shfrytëzoi Sali Berisha, që bashkëngjiti hallin e tij me shumë demokratë kundër jush. Të gjithë e dinë që demokratët kanë humbur besimin te ju, vetëm ju nuk e kuptoni. Prandaj Berisha iu shet demokratëve iluzion të ndryshimit për të bërë atë që ata dëshirojnë.

Gënjeshtra e tretë janë disa përralla me koservatorizëm. Ne nuk kemi çfarë konservojmë, sepse në të shkuarën tonë është berishizmi, komunizmi dhe otomanizmi. PD ka nevojë për t’u modernizuar. PD la nevojë të përparojë për t’u shndërruar në një aprti europiane.

Gënjimi i katërt është që qenkemi të preferuar të amerikanëve. Amerika është aleati i popullit shqiptar dhe qeverisë shqiptare. Ju jeni pak i pathelluar që mendoni se Amerika bën aleancë me parti, që do të bëjë Lulzim Bashën kryeministër dhe udhëheqësit e tjerë ministra e drejtorë. SHBA kanë bërë të qartë qëndrimin për Berishën. Ka shumë arsye që Berisha nuk duhet të jetë kryetar i PD-së dhe kjo është një nga ato. Ideja që SHBA do të sjellë PD-në në pushtet është e gabuar. Amerika ka nevojë për një PD të fortë. Nëse jeni pro amerikan, ndaloni spastrimet anti-komuniste, mos u mbyllni në seli dhe mos flisni për anëtarët kudo që janë, sepse veteëm vota e tyre mund t’ju sjellë në pushtet.

PD ndodhet sot në prag të ndarjes në 2 parti. Ka një realitet, por ka edhe një tjetër që e pamë në datën 11. E di se disa prej ushëheqësve nuk u intereson, pasi janë të interesuar të marrin atë copën nga PD. Ka vetëm një mundësi që kjo të shmanget. Dorëheqja e Lulzim Bashës dhe mos lejimi i kandidimit të Sali Berishës. Ju nuk do vini kurrë në pushtet sepse jeni konsumuar. PD mund ta sjellë në pushtet vetëm një ekip i ri”, tha Kadilli.

Loading...