Fatos Lubonja: “Pse nuk thotë një fjalë Pandeli Majko.Si mund të pranojnë ata që kriminelët të marrin pushtetin”

Fatos Lubonja ishte i ftuar sot në studion e News 24, në një analizë lidhur me rastin e fundit të bashkiakut të Vorës, që rezulton me të shkuar kriminale, sipas denoncimit dhe fakteve që ka ofruar sot PD.

Analisti i njohur ka trajtuar tezën që mbajnë disa njerëz të opinionit, se janë të gjithë njësoj, të gjithë palët njësoj, dhe për këtë ruajnë distancë.

Sipas tij, kjo nuk është e drejtë. Lubonja tha se duhet të merremi me faktin.

Dhe opozita, PD, shtoi Lubonja, duhet mbështetur në këto momente, pasi ka bërë denoncime të forta. Publicisti u shpreh se opozita, PD duhet mbajtur nën presion për atë se cfarë platforme ka, cila është alternativa që ka, për të dalë vendi nga kjo gjendje e rëndë.

Lubonja u shpreh se mund të kemi mendime të ndryshme e qendrime të ndryshme dhe kritike për të gjithë, kur vjen puna te oligarkët.

Por nuk mund të mos reagojmë njësoj, sipas tij, kur është fjala tek krimi, dhe kur përfaqësuesit e krimit marrin pushtet dhe zyra publike.

I pyetur, se çfarë duhet të bëjë opozita në këto kushte, si duhet ta verifikojë ajo mbështetjen e saj në publik, a duhet të prodhojë diçka apo duhet të presim zgjedhjet e vitit 2021, Lubonja tha se nuk është gjithçka në dorën e Partisë Demokratike. Tashmë duhet të reagojnë njerëzit.

Publicisti tha se socialistët e ndershëm duhet të reagojnë. Dhe ai shtroi pyetjen: Pse nuk thotë një fjalë Pandeli Majko. Si mund të pranojnë ata që kriminelët të marrin pushtetin.

Lubonja u shpreh se kjo nuk është më një çështje e Lulzim Bashës, është një çështje e të gjithë shoqërisë e gjithë qytetarëve.

Loading...