Analisti Fatos Lubonja thotë se drejtësia selektive është më e keqe se sa mungesa e drejtësisë. Mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 ku temë e nxehtë është shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke iu drejtuar panelistëve të tjerë, Lubonja tha se ‘të heqim një Berishë se qenka radikal’, është të dobësosh opozitën dhe të forcosh një regjim. Sipas tij, Edi Rama ka një projekt të qartë për të eliminuar rivalët.
“Mua mu shkelën dy nene të ligjit që ka të bëjë me privatësinë, në vend që ky SPAK të hapë proces, e ka aty, është krimi aty, e di si thotë, ky u vra këtu, ja ku është vrasësi thotë jo mo se kemi ata vrasësit para 8 vitesh.
Berisha “non grata”, Fatos Lubonja: SHBA po eleminojnë
Si mund të besoj unë te ky SPAK? Në rastin më të mirë kjo është për të bërë propagandë, Rumania e Kroacia. Nuk janë suksese këto, është propagandë, për të shitur ja kapëm dy kryeministra dhe funksionoi drejtësia. Rumania nuk është histori suksesi.
Unë e quaj histori pushteti, lufte për pushtet. Kjo që thoni ju të heqim një Berishë se qenka radikal, është të dobësosh opozitën dhe të forcosh një regjim.
Ai thotë që në fillim po njoh zgjedhjet, njihni zgjedhjet, kur nuk është dhënë verdikti, aq më tepër kur ka aq shumë prova për manipulime. U bë 5 qershori, pse nuk i thanë Edi Ramës respektoje 5 qershorin, këtë që bërë ktheje mbrapsht. Në qoftë se thoni se amerikanët vendosin, siç i tha Palmeri kthehuni aty, po kështu mund të ndërhynte. Këtu ka qartazi mbështetje politike.
Edi Rama ka kohë që ka punuar me një projekt të qartë për të eliminuar rivalët. Akuzat ndaj Berishës dhe Metës që unë jam i miri këta janë të këqijtë janë të vjetra.
Dosjet e Berishës që unë mendoj që kanë kohë që i bëjnë dhe të Ilir Metës…procesi ka qenë i gjatë. Në këtë luftë që është bërë hap pas hapi…
Në qoftë se ju kujtohet ka dalë dikur Erion Veliaj dhe thoshte Nano-Berisha dhe perëndimi ka pas këtë besimin që po vjen një njeri i ri. Rama ka luajtur bukur në këtë aspekt, duke i mashtruar ata dhe ne fillimisht. Unë jam nga ata që mashtrimin e kam provuar shumë herët. Ky ka punuar vazhdimisht në luftën e tij politike dhe është mjaft i zoti, ka punuar shumë dhe me lobingjet dhe Meta dhe Berisha kanë qenë në targetin e tij”, tha Lubonja.
Ai deklaroi më tej se e sheh si një luftë për pushtet, për të zbutur kreun e PD për të pranuar zgjedhjet.
“Ne duhet ta dimë ky është vendim që është marrë sot, apo është i vjetër? Ne si gazetarë duhet ta dimë. Cilat janë zhvillimet? Një nga zhvillimet është ky, që kjo opozita u soll mirë deri tek zgjedhjet, por pastaj filloi të thotë që nuk i njoh zgjedhjet.
Në këtë luftë për pushtet për ta zbutur Lulin, nxjerrin këtë të vjetrën.
Ambasadorja tha dje të njihen zgjedhjet. Ajo që di unë nga këta që kanë folur, teoria e tyre është ne hyjmë në parlament, por nuk njohim zgjedhjet. Pse? Hyj në parlament se s’dua ta lë bosh, por nuk i njoh zgjedhjet. Këta duan hy dhe t’i njohësh zgjedhjet. Berisha shërben si faktor, ky është një mendim i imi”, deklaroi Lubonja.