Fatos Lubonja: “Unë mendoj që mënyra që se si i ka lidhur Edi Rama fijet e pushtetit është shumë më e fuqishme dhe e komplikuar.Atij s’mund t’i thuash ik dhe zhduku”

Analisti Fatos Lubonja tha se kryeministri Edi Rama ka lidhur fijet e pushtetit në mënyrë të komplikuar dhe se nuk është e lehtë largimi i tij.

I pranishëm në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, analisti shtoi se opozita nuk mund t’i thotë shefit të ekzekutivit ”Ik dhe zhduku”, por sipas tij, duhet një reagim më gradual.

“Unë mendoj që mënyra që se si i ka lidhur Edi Rama fijet e pushtetit është shumë më e fuqishme dhe e komplikuar.

Atij s’mund t’i thuash ik dhe zhduku.

Ndërkohë që nëqoftëse ai është në krye të partisë dhe të gjitha njerëzit e tij janë në pushtetin ekonomik, duhet një reagim më gradual”-tha Lubonja.

Loading...