Fatos Nano: Sali Berisha më vodhi 4 vitet më të mira të jetës.Sali Berisha më ka vrarë nënën

Ish kryeministri Fatos Nano ka akuzuar Sali Berishen se i ka vjedhur kater vitet me te mira te pjekurise se tij duke e burgosur politikisht.

Nano gjate nje interviste ne Opinion, theksoi se edhe nena e tij u nda nga jeta ne kohen e burgosjes, ndersa la te kuptohej se gjendja e saj u rendua pikerisht nga beteja dhe perballja e te birit me drejtesine.

Deklarata e Nanos:
“Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të mira të pjekurisë sime. Sali Berisha më ka vrarë nënën. Ditën që u nisa në Prokurori i thashë nënës që do të vonohem pak dhe më tha që do të pres.
Dhe nuk arriti të më pres, u dorëzua në ’95 kur pati disa amnisti që pritej të lirohesha unë, procese që i bllokoi Saliu. Leja për të marrë pjesë në varrim m’u dha vetëm ditën e varrimit.

Një natë më parë kisha djalin, Sokolin në Bënçë, mendoja se nuk do shkoja dhe vendosa që të regjistroj një mesazh me zë që i thashë do ta vendosësh në varrim, mesazhi im ka qenë ‘Sali Berisha pse më vrave nënën’”, tha Nano.

Loading...