Federata italiane jep verdiktet/ Zbulohen skuadrat që ngrihen dhe bien nga kategoria

Sezoni i rregullt i Seria C dhe D në Itali është mbyllur përfundimisht me Vinçenca, Rexhina dhe klubin e Berluskonit Monza që do ngjiten një kategori më lart.

Ndërkohë, Gocano, Rimini dhe Rieti kanë rënë nga kategoria.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga këshilli i federatës i cili gjithashtu konfirmon se Seria A do vendoset nga “play off” nëse kampionati ndalet sërish.

Gjithashtu, Monza, Vinçenza dhe Rexhina që ishin kryesuesit e Serisë C do ngjiten automatikisht në Serinë B.

Ndërkohë do të luhet edhe një “play off”, për të vendosur skuadrën e katërt që do ngjitet një kategori më lart.

Kurse në Serinë D kanë rënë klubet e Gozanos, Riminit, Rietit që do zëvendësohen nga kryesuesit e Serisë D të cilët janë: Palermo, Lukese, Pro Sesto, Kamodarsego, Mantova, Groseto, Matelika, Turris dhe Bitonto që do luajnë play off mes tyre për të zënë tre vendet e Serisë C.

Loading...