Federica Mogherini del në krah të Serbisë në qëndrimet e fundit lidhur me Kosovën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është shfaqur në krah të Serbisë në qëndrimet e fundit lidhur me Kosovën. Ajo tha sot në Bruksel se Bashkimi Evropian kërkon nga autoritetet në Prishtinë të heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe.

Komentet i bëri gjatë një konference për media që mbajti me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabic, pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Serbinë.

Mogherini deklaroi se është qëndrim i BE-së dhe NATO-s që formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë proces i pranueshëm dhe gradual në të cilin duhet të jenë të përfshira gjitha palët.

Sa i përket bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kryediplomatja evropiane tërhoqi vërejtjen se çdo alternativë tjetër përveç dialogut “është e rrezikshme”.

Në anën tjetër, kryeministrja serbe, Bërnabic theksoi se veprimet e fundit të Prishtinës janë “kërcënimi më i madh i stabilitetit dhe paqës në rajon”./Balkanweb

Loading...