Shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama deklaroi se prêt një përgjigje positive nga Komisioni Europian mbi hapjen e negociatave.
Ajo deklaroi gjatë fjalës saj se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave ku foli me superlativa për arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe se ishte e lumtur që po e niste turin e ditëve të Europës në vendin tonë.
Kjo konfirmon se ajo çfarë u përfol se ndodhi në Samitin e Berlinit ku i ishte komunikuar Ramës në një farë mënyre shtyrja e vendimit mbi hapjen e negociatave, është e vërtetë.
“Vettingu ka treguar rezultate të prekshme, 80% e qytetartëve kanë mbështetur këtë reforme.Vetingu ka treguar rezultate të prekshme. Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Është kënaqësi të jem sërish në Tiranë. Keni arritur 3 zhvillime kryesore për rrugën drejtë BE. Raporti i KE do të tregojë progresin që keni bërë. Keni treguar angazhin ndaj reformave.
Ky vendim i cili do të merret pas disa muajsh shpresoj që të jetë pozitiv”, tha Mogherini.
Ndërkohë nga ana e tij kryeministri Rama ndërhyri duke thënë se Shqipëria e ka mërituar hapjen e negociatave që vitin e kaluar por shtoi se ai priste një përgjigje pozitive në Qershor, duke përforcuar idenë se qeveria e priste muajin e ardhshëm rekomandimin pozitiv.
E pyetur se si e komentonte situatën politike në vend si dhe a do të negocionte dialogun midis partive politike në vend, Mogherini, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar tha se nuk vinte për këtë gjë në Shqipëri. “Nuk e kam bërë diçka të tillë as në 2017 kur situate sipas saj ka qenë më e lehtë”, tha zyrtarja e larte e BE.