Një makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka përplasur një fëmijë mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dyrrah” në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta, ndonëse është lajmëruar, policia dhe ambulanca nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.
Sipas raportimit të saj, fëmija ka qene duke ecur me gjyshen kur është përplasur.
Ndihmën e parë të miturit, që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën ia kanë dhënë disa pushues shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Ky bulevard është kthyer në shqetësim për vendasit e pushuesit, pasi është kthyer në arenë shpejtësie për shoferë të ndryshëm.
Loading...