‘Fëmija nuk është i imi, është i atij’, burri turpëron gruan në festën e pritjes së foshnjës

Një burrë ka zgjedhur “baby shower-in” e organizuar për fëmijën që do të vijë së shpejti në jetë, për të nxjerrë zbuluar tradhtinë e së shoqes.

Në mes të të gjithë të ftuarve, ai i ka thënë gruas se ajo e ka tradhtuar dhe se fëmija nuk ishte i tiji. Për këtë, ai thotë se ka të gjitha provat e mjaftueshme.
“The Sun” shkruan se para gjithë të ftuarve, ai rrëfen se gruaja e tij nuk ishte 4-muajshe shtatzënë siç ajo kishte thënë, por fiks 6-muajsh.

Madje u tregoi edhe një video të saj me një tjetër mashkull. Më e bukura?! Edhe babai i vërtetë i fëmijës ishte pikërisht në “baby shower”-in.

“Të gjithë ju e dini se po pres një fëmijë. Këtu kam testet e shtatzënisë. Ju e dini se do të bëhem baba. Por e dini çfarë? Ju keni humbur një detaj të rëndësishëm. Këtu kam prova se ajo nuk është 4 muaj shtatzënë, por në fakt 6”, thotë burri, i cili nuk është identifikuar.

Loading...