Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku është përballur me pyetjet e “sikletshme” të vogëlushëve që marrin pjesë atje.
Një nga pyetjet ka qenë edhe se “përse ka vendosur që të mos martohej asnjëherë”.
Pyetje: Ti përse nuk je martuar? Apo nuk të pëlqen që të martohesh?
Spartak Ngjela: Më dukej vetja si më i lirë mos martohesha, por ju mos e bëni këtë gjë.
Alketa Vejsiu: Si mund t’ju a shpjegojmë fëmijëve martesën me pak fjalë? Pse njerëzit duhet të martohen në jetë?
Spartak Ngjela: Martesa është për të krijuar pasardhësit dhe për të pasur një grua me të cilën do bashkëpunosh në jetë.
Loading...