Fëmijët që lindin me 2 organe gjenitale, flet kirurgu/ Si e zgjedhim gjininë? (video)

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar mjeku Dritan Alushani.

Gjatë fjalës së tij mjeku foli për fëmijët që lindin me dy gjini dhe tha se paraprakisht bëhen disa teste dhe më pas vendoset se çfarë gjinie do t’i lënë fëmijës.

“Vendimi merret në bazë të një ekspertize që bëhet. Duke e parë nga ana anatomike.E dyta duke bërë disa analiza shumë të rëndësishme, i pari është kariotipi. Së dyti maten hormonet e fëmijës së vogël, dihet që femrat kanë prodhim homorial të ndryshme nga meshkujt. Përveç kësaj shihet edhe situata anatomike, kush është i favorizuar nga ana anatomike. Pra ka gonade që janë mashkullore, apo ka gonade që janë femërore, apo ka vaginë apo organ mashkullor”, tha mjeku.

Loading...