Rrjetet sociale janë kthyer në obsesionin që ka rrëmbyer në masë edhe vëmendjen e fëmijëve.
Të ndikuar edhe nga mësimi online shumica e kësaj grup-moshe tashmë gëzon pronësinë e një telefoni dhe shpeshherë veprimtaria e tyre në to mbetet jashtë syrit prindëror.
Teksa dalin nga dera e shkollës ata na tregojnë rrjetet sociale të preferuara dhe veprimtaritë kryesore që zhvillojnë në to.
Por, shumë fëmijë janë bërë të ndërgjegjshëm se në rrjete sociale qëndrojnë edhe rreziqe.
Rasti i të miturit nga Shkodra që u gjet i vdekur në tentativën për të bërë një video ën Tik-Tok duket se ka alarmuar prindërit që kanë këshilluar fëmijët të mos e përdorin më këtë aplikacion.
Loading...