Përbërsit :
5 lugë miell misri,
4 lugë gjelle vaj,
1 kokërr qepë,
1 Spec djegës,
3 thelbinj hudhër,
3 lugë gjelle gjizë,
1 lugë gjelle gjalp, ërbërsit :
Pergatitja :
Në një tigan pak me te thell ne fillim e hedhim vajin e nxehim pak dhe pastaj e shtojmë miellin.
Duke e perzier pa nderprer me nje luge qe mos te na digjet
e skuqim miellin ngadal e mire derisa të marrë një ngjyrë të artë.
Pastaj në një tigan tjeter ku kemi qite pak vaj shtojmë
qepën e grirë hollë, specat e prerë në kubikë të vegjël
dhe i përziejmë për disa minuta derisa masa të zbutet mire.
Më pas shtojmë domatet e prera hodhë, specin djegës, hudhrat, gjizën dhe i përzijmë.
Në fund i shtojmë pak ujë si dhe miellin e misrit që përgatitëm në fillim.
E lemë të ziejmë për 2 deri 3 minuta, duke u kujdesur që masa të jetë jo shumë e trashë.
Në fund e vendosim në një tavë, e spërkasim me gjalpe dhe e fusim
në furrë te parangrohur ne 200 grad për rreth 10 deri 15 minuta.
Ju beft mire nese vertet e gatuani siq e kemi pergatit ne te dashur miqe.