Fermerët dalin në mes të shiut me thirrjet e forta: S’jemi për lëmosh!

Pavarësisht reshjeve të shiut, fermerët e Myzeqesë nuk janë ndalur dhe sot e kanë transferuar protestën e tyre në Tiranë para Ministrisë së Bujqësisë.

Me thirrje dhe pankarta në duar ata kërkojnë subvencione nga qeveria për investimet e tyre.

“S’kemi marrë asnjë lekë subvencion.

Ne kërkojmë që të ulet çmimi i naftës pasi e marrim me1700-1800. Një tjetër pikë është që të ngrihet një laborator për rritjen e cilësisë së produktit.

I kërkojmë AKU që të bëjë detyrën e saj dhe ministrisë së Bujqësisë. Nuk e merr njeri përsipër që të sigurojë serat.

Kemi aplikuar për këto fonde, por s’kemi marrë asnjë”, -tha një prej protestuesve për gazetarin e ‘News24’.

“Ministri e turpit”, “S’jemi për lëmoshë”, mes këtyre thirrjeve dhe shumë të tjera, fermerët kanë kërkuar që fondi që është përcaktuar për bujqësinë t’u jepet atyre.

Loading...