Fermërët e Myzeqesë paralajmërojnë sërish protesta për plotësimin e kërkesave të tyre.
Në një njoftim zyrtar, ata thonë se do të protestojnë ditën e nesërme përpara Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.
Ogranizatorët thonë se në protestë do marrin pjesë rreth 300 fermerë.
“Do protestojmë për gjendjen e vështirë ku ndodhen fermerët sot, pasi nuk po shesin produktet bujqësore”, thuhet në njoftim.
Fermerët kanë disa kohë që protestojnë, duke u ankuar se prodhimi i tyre nuk po shitet, ndërkohë kanë hedhur poshtë tonelata me prodhime për shkak të mungesës së tregut vendas.
Loading...