Fermeri në Shkodër mban premtimin dhe bën gjestin e pazakontë

Fermeri Kujtim Plangaj, i cili jeton në fshatin Boks, Shkodër u bë personazh i njohur në rrjetet sociale disa muaj më parë pasi thuri një varg me qepë jo pak po gati 4 metra të gjatë.

Madje me batutë, fermeri 53-vjeçar u shpreh se vetëm puna i bën 100 euro.

Pangaj u shpreh në një intervistë televizive se synonte që të krijonte një varg akoma më të gjatë deri në 10 metra gjë që e ka bërë realitet. Ai tha se synon ta shesë vargun e qepëve që peshon 100 kg, në shifrën 200 euro.

Loading...