‘Ferri’ doli nga nëntoka, ekspertët japin alarmin! Çfarë po ndodh me planetin tonë?

Dukuri të çuditshme po ndodhin në planetin “Tokë” së fundmi. Llava, tymi dhe tsunami që krijoi ishin rreziqet e para të shpërthimit të vullkanit në ishullin Tonga fundjavën e shkuar, por duket se situata është tepër serioze. Mediat ndërkombëtare raportojnë për një katastrofë ekologjike që ka ndodhur në zonë duke helmuar të gjithë faunën përreth shpërthimit.
Raportohet se bashkë me llavën dhe tymin, në sipërfaqe kanë dalë sasi të mëdha mërkuri, i cili tashmë është shpërndarë në ujëra dhe tokë duke helmuar gjithçka.

Banorët e zonës mbahen kryesisht me peshkimin. Peshkatarët janë të trembur tashmë se edhe ai do të largohet për shkak të prezencës së mërkurit në ujë, ndërsa një problem i mprehtë është edhe uji i pijshëm, i cili po ashtu në një pjesë të madhe të tij është i helmuar me mërkur.

Ekspertët presin që nga zona e shpërthimit të ketë largime masive të popullsisë lokale për shkak se tashmë atyre nuk u ka mbetur asgjë.

Ekipe shpëtimi janë duke punuar për largimin e sasive të lëndëve helmuese që kanë dalë në sipërfaqe, por ato janë në një sasi tepër të madhe dhe nuk mundet të menaxhohen për një kohë të shkurtër.

Loading...