Festa e Dëshmorëve, Meta: Sot është dita e Qemal Stafës dhe atyre që dhanë jetën për lirinë

Sot është dita e Dëshmorëve dhe nuk ka munguar reagimi i zyrtarëve të lartë të shtetit. Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një postim, ku nderon dhe respekton Dëshmorët që luftuan për lirinë e vendit.
“Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë. Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”, shkruan Meta.

Loading...