Mbrëmjen e së shtunës do të transmetohet në Televizionin Shqiptar nata finale e ‘Festivalit të Këngës’. 14 këngë janë përzgjedhur nga juria për të konkurruar për çmimin e parë dhe që më pas, fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’.
Pikërisht për shkak të pjesëmarrjes në festivalin evropian, ‘FiK’ ka fituar vitet e fundit një audiencë të konsiderueshme nga shtetet evropiane, ndërkohë që në faqen ‘Wiwibloggs’ është hapur një sondazh për këngën e preferuar.
Për momentin janë Jonida Maliqi dhe Soni Malaj që shihen si favorite, me këngëtaren e ‘Ktheju tokës’ që kryeson me vetëm 5 vota më shumë. Në vend të tretë renditet Orgesa Zaimi, ndërsa në pesë këngët më të preferuara renditen Artemisa Mithi-Febi Shkurti dhe Lidia Lufi.
Këngët e natës finale:
Alar Band – Dashuria nuk mjafton
Lidia Lufi – Rrëfehem
Gjergj Leka – Besoj
Dilan Reka – Karma
Soni Malaj – Më e fortë
Jonida Maliqi – Ktheju tokës
Bojken Lako – Jeto jetën
Elton Deda – Qetësisht
Klint Çollaku – Me jetë
Artemisa Mithi & Febi Shkurti – Dua te besoj
Eranda Libohova – 100 pyetje
Orgesa Zaimi – Hije
Marko Strazimiri & Imbro – Leyla
Eliza Hoxha – Pengu