Festoi 60-vjetorin kundër rregullave të Covid-19, gjobë 1700 euro kryeministres së Norvegjisë

Gjobitet me 1700 euro kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg, pasi theu rregullat e Covid-19 në festën e 60-vjetorit të lindjes. Mësohet se kryeministrja Solberg mblodhi anëtarët e familjes së saj në qytetin e skive Geilo për të festuar, por kjo festë ishte kundër rregullave që qeveria norvegjeze kishte vendosur.
Mediat e huaja shkruajnë se 13 anëtarë të familjes së Solberg darkuan në një restorant më 25 shkurt, dhe pse nuk lejoheshin grumbullimet me më shumë se 10 persona. Ndërkohë që ky veprim i kryeministres ka shkaktuar shumë rrëmujë në rrjetet sociale, duke e kritikuar kryeministren.

Por kjo e fundit nuk ka vonuar që të kërkojë falje dhe mori përgjegjësi për veprimin, por duket se veç pasojave ligjore, kjo ngjarje mund të ketë pasoja edhe për karrierën politike të saj, ndërsa vendi shkon drejt zgjedhjeve në shtator.

Loading...