Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i ftuar sot në Top Talk në Top Channel ka folur ngërçin e krijuar në kampionatin shqiptar të futbollit.
I ngarkuar nga kryeministri Edi Rama si personi përgjegjës për të negociuar me Ligën Profesioniste, Ylli tha se pa bisedime nuk ka zgjidhje.
Ata bënë të qartë se askush nuk mund t’i bëje shantazh qeverisë, pikërisht këtë e ka deklarua edhe në studion e Top Talk vetë Fidel Ylli.
“Kryeministri nuk është Zeusi që do të bëjë gjithçka me dorën e tij. Prandaj funksioni me ministri, këshilltarë, drejtorë, dhe secila strukturë bën pjesën e vet. Km bën firmën përfundimtare. Në fund të letrës thuhet se Liga profesioniste e futbollit është e gatshme për të diskutuar me strukturat për gjetjen e kompromisit. Pra kanë bërë kërkesë për të folur me strukturat. Pra në momentin që bëhet shkresë mua si relator i ligjit të sportit më thërret Rama dhe më thotë si do operojmë. I thash që duhet një autorizim nga ti për ta diskutuar. U bëmë një grup pune Ishim 5 veta që prisnim ligën, pas bisedës me zotin Libohova. Më merr dhe më thotë të falendroj dhe që je i autorizuar. Caktuam datën e orën, por liga mori drejtim tjetër. Nuk merrem me teori konspirative por me fakte” tha Ylli.
“E thash edhe sot. Që liga ku i ka zyrat? Liga nuk ka zyra. I ka të Air Albania. Që kjo është pronë e Federatës. Është totalisht kështu. Kur Liga ka bërë një kërkesë, kur thotë dua të takoj dhe km tregohet i gatshëm dhe vë në lëvizje relatorin e sportit por ata nuk vijnë. Pse kryeministri do merret me këto? E ke atë teorinë Kap ça të Kapësh? Kështu është bërë”
“Duka kur i ka marrëdhëniet e mira me KM, i merr stadiumin. Marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e mirë. Nëse ka problem të mos e linte ligën në këtë gjendje. Presioni i tyre është që të flasë me kryeministrin. Ca do Koço Kokëdhima të pajtohet me kryeministri? Se tani çkuptim ka?”
“Koço Kokëdhima dhe Armando Duka ta lejnë politikën, se erdhi prilli dhe ta mundin Ramën aty. Qeveria nuk ecën me presione.” tha Fidel Ylli.